Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nipi i Sadri Abazit gostitet me 825 milionë lekë nga Oltion Çaçi

Nipi i Sadri Abazit gostitet me 825 milionë lekë nga Oltion Çaçi

Një tender i dyshimtë është zhvilluar në Sarandë, ku kompania ALKO IMPEX CONSTRUCTION, në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi, ka fituar një kontratë me vlerë 825 milionë lekë të vjetra me TVSH. Tenderi i dyshuar është shpallur nga Bashkia Sarandë, me kryetar Oltion Çaçi, dhe ka si objekt rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “5 Dëshmorët”.

Sipas të dhënave zyrtare, tenderi kishte një fond limit prej 70,986,938 lekësh të reja pa TVSH, ose gati 850 milionë lekë të vjetra me TVSH. Oferta fituese e ALKO IMPEX CONSTRUCTION rezultoi në shumën 68,791,246 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 825 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Pavarësisht se në garë morën pjesë 7 firma, 3 prej tyre dorëzuan oferta më të ulëta se ajo e fituesit, por gjithsesi kompania e Arbër Abazit arriti të sigurojë kontratën. Proçedura e tenderimit u zhvillua me referencën REF-16425-08-16-2024 dhe u cilësua si e hapur.

 

Kompania fituese ka dorëzuar një ofertë që përbën rreth 96.91% të fondit limit, duke ngritur pyetje rreth transparencës dhe konkurrencës së procesit.