Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, i ftuar në Frontal në T7, ka folur lidhur me vizitën e këtij të fundit në Kosovës, dhe gjendjen shëndetësore të gruas së tij, Sevdije Krasniqit.
Krasniqi, e ka cilësuar si grua të fortë dhe fisnike Sevdijen, duke uruar dhe shpresuar që ajo të kalojë edhe këtë ‘’betejë’’.
‘’Sevdija është një grua e fortë, fisnike, që ka bartë një barrë të madhe në krejt rrugëtimin jetësor edhe të bacit Jakup edhe të saj, sepse nuk ka qenë e lehtë në ato rrethana të jashtëzakonshme të jesh bashkëshorte e një njeriu i cili ka qenë bartës i një procesi të rëndësishëm. Unë besoj, uroj dhe shpresoj që Sevdija edhe këtë betejë ta kalojë, siç ka kaluar edhe shumë beteja të tjera’’, ka thënë ai mes tjerash.