Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nimani nga Koalicioni për Kosovën Fituese: Nuk kanë dalë rezultatet që i kemi pritur

Nimani nga Koalicioni për Kosovën Fituese: Nuk kanë dalë rezultatet që i kemi pritur

Profesor, dr. Artan Nimani, pjesë e Koalicionit për Kosovën fituese në kuadë të forumit intelektual i 30-të, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit ka deklaruar se si koalicion e kanë pranuar rezultatin.

I ftuar në emisionin “N’PULT’ në TV Arbëria, Nimani ka thënë se pas k ësaj do të diskutojnë si ekip pasi sipas tij, nuk janë rritur pritshmëritë.

“Janë rezultate që ne si koalicion e kemi pranuar rezultatin e popullit dhe formën e orientimit të qytetarëve dhe për ne ishte një mesazh shumë i qartë se nuk i  kemi rritur pritshmëritë tona dhe kemi një problem që duhet ta diskutojmë pastaj si ekip, si grup sepse nuk kanë dalë rezultatet që ne i kemi pritur”, tha ai.

Derisa shtoi se “shqetësim i madh janë edhe problematikat e shkaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”./TV Arbëria./