Profesor, dr. Artan Nimani, nga Koalicioni për Kosovën fituese ka thënë se Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e ka zënë në befasi dita e zgjedhjeve.
Kështu deklaroi Nimani duke iu referuar problemeve me softuerët në këtë institucion, shkruan TV Arbëria.
“I ka zënë në befasi KQZ-në dita e zgjedhjeve, ndonëse për këtë ndonëse për këtë janë të themelumë. Ekskluzivisht për këtë punë janë themeluar, kanë pasë fonde të jaftushme, kohë kanë pasë të mjaftueshme përgatitje. Ne kemi një kulturë të jashtëzakonshme demokratike në Republikën e Kosovës qe sa parë zgjedhje, mandej jemi shembuj sepse procesi zgjedhor nuk përfundon , kur përfundon numërimi I votimit por kur përfundon certifikimi i rezultateve zgjedhore”, tha Nimani në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria.
Derisa i bëri thirrje organeve të drejtësisë që ti hetojnëë detaje problemet me numërimin e votave në KQZ.
“Nuk kemi pasë ndonjë rast deri tash të kontestimit të asnjë partie. pra janë pranu ashtu siç ka thënë KQZ-ja. Në këtë rast nuk e di është krijuar një amulli ,që i kam bë thirrje edhe organeve të drejtësisë që ta përcjellin këtë rast, sepse për mendimin tim është tendencë për ndërhyrje në procesin zgjedhor”, shtoi ai./TV Arbëria./