Gazetari Nikollë Ukaj ka vlerësuar si një koincidencë me domethënie të veçantë përputhjen në kohë të fillimit të Kreshmëve për besimtarët katolikë dhe nisjes së muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë.
Sipas tij, megjithëse i përkasin traditave të ndryshme fetare, këto dy periudha të rëndësishme shpirtërore bashkohen në thelbin e tyre, duke theksuar vlera universale si besimi, sakrifica, përvujtëria dhe vetëpërmbajtja.
Duke iu referuar Ungjillit sipas Mateut, i lexuar sot në Kishën Katolike, Ukaj thekson se lëmosha, lutja dhe agjërimi nuk duhet të jenë thjesht praktika rituale, por shprehje e një besimi të sinqertë dhe e një angazhimi të brendshëm moral.
Ai përfundon se kjo periudhë përbën një thirrje për reflektim, rritje shpirtërore dhe përkthimin e fesë në vepra konkrete bamirësie e solidariteti njerëzor.