Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Nikolla i kërkoi presidentit austriak që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KE

Nikolla i kërkoi presidentit austriak që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KE

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti sot në takim Presidentin Federal të Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili po zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri.

Nikolla e falënderoi Van der Bellen për marrëdhëniet të shkëlqyera e dinamike si edhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve tona.

“Me Austrinë kemi nje bashkëpunimin intensiv parlamentar dhe një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar, për ngritjen në Kuvendin e Shqipërisë të Punishtes së Demokracisë, e cila po zbatohet dhe po krijon nje model shume pozitiv për edukimin demokratik e qytetar të rinisë.“, theksoi ajo.

Nikolla, siç u bë e ditur, shprehu mirënjohjen ndaj Austrisë për rolin shumë të rëndësishëm në suksesin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe bindjen se kjo mbeshtetje do të vijojë edhe gjatë negociatave.

Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen në procesin e reformave, në veçanti të reformës në drejtësi dhe vullnetin e Shqipërisë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e ekonomisë, rendit publik, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, krimit kibernetik, ndihmën ndaj agjencive ligjzbatuese, arsimit e formimit profesional etj.

Po ashtu, Nikolla i shprehu presidentin Alexander Van der Bellen kërkesën për mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Ndërsa, Alexander Van der Bellen e falënderoi kryeparlamentaren Nikolla për takimin dhe vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt BE-së si edhe mbështetjen popullore për integrimin evropian, arritjet e reformave dhe mundësitë e gjera të bashkëpunimit dypalësh në fusha si bujqësia, arsimi etj.

Presidenti Alexander Van der Bellen shprehu mbështetjen e Austrisë për dialogun Kosovë-Serbi dhe zbatimin e planit evropian si e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe stabilitetin në rajon.

/TV Arbëria

Powered by WordPress