Polciia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion në rajonin e Pejës, shkruan Arbëria TV.
Deri më tani janë arrestuar 4 persona nën dyshimet për fajde, detyrim e rrëmbim.
Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi në Prokurorinë Themelore të Pejës.
Nikçi njoftoi se janë bastisur disa lokacione në kompetencë territoriale të Prokurorisë Themelore në Pejë
“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamentit të Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në kompetencë territoriale të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe janë arrestuar dhe ndaluar me udhër të Prokurorit të Shtetit 4 persona të dyshuar për veprat penale Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”, tha Nikçi për Arbëria TV.