Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Ngrohja me lëndët djegëse po përkeqëson cilësinë e ajrit në Kosovë

​Ngrohja me lëndët djegëse po përkeqëson cilësinë e ajrit në Kosovë

Qytetarët e Kosovës janë më të rrezikuarit nga ndotja e ajrit sa i përket shëndetit respirator. Ndotja vjen nga termocentralet, si dhe djegia e thëngjillit dhe karburanteve. E qytetet më të ndotura në vendin tonë, mbesin Prishtina, Fushë Kosova dhe Obiliqi.

Ndotje më e madhe e ajrit po theksohet se do të ketë gjatë dimrit, pasi së fundmi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka shfuqizuar vendimin që ndalonte dhënien e thëngjillit për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), me arsyetimin që të kontribuojnë në tejkalimin e krizës energjetike.

Deri në vitin 2018, KEK u ka dhënë thëngjill si dhuratë punëtorëve të saj. Më 2018, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka marrë vendim për ndalimin e dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut, por së fundmi, ky vendim u shfuqizua.TV Arbëria

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress