Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur

Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y.A., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri Y.A., më 24 gusht ka drejtuar automjetin e tipit VË pasat, në ndikim të alkoolit, në këtë mënyrë i pandehuri ka ngasë automjetin në kundërshtim me Rregullat e Trafikut Rrugor, ku ka rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në komunikacion.

“Në atë mënyrë duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës dhe gjendjes së tij, me anësoren e parë të automjetit i godet dy të miturit të cilit ishin në një biçikletë, në atë mënyrë nga inercioni i goditjes pësojnë lëndime dy të miturit, ku njëri prej të miturve nga lëndimet e marra, ndërron jetë, ndërsa i mituri tjetër pëson lëndime të rënda trupor. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371, paragraf.4, lidhur me paragraf.3, dhe 1, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet.