Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.C për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
S.C akuzohet se në Komunën e Shtëprcës më 10.06.25, me dashje dhe qëllimisht ka nxitur urrejte dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike të Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar.
“Me këto veprime, sipas aktakuzës S.C. ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.