Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për fajde në Prizren, kishin manipuluar edhe me prova

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për fajde në Prizren, kishin manipuluar edhe me prova

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për fajde dhe manipulim me prova, në një rast ku dyshohet se të dëmtuarve u është shkaktuar dëm financiar prej 140 mijë eurosh.

Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndaj B.K. dhe F.S., ky i fundit që gjendet në arrati, për veprën penale “Fajdeja”, si dhe ndaj H.T., për veprën penale “Manipulimi me prova”.

Sipas aktakuzës, B.K. dhe F.S. dyshohet se, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit L.S., i kanë dhënë atij hua në shuma të ndryshme parash, duke vendosur kamata dhe provizione mujore dukshëm joproporcionale me shumat e huazuara.