Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë personave për krim të organizuar dhe import e shitje të armëve

Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë personave për krim të organizuar dhe import e shitje të armëve

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Siç thekson Prokuroria të akuzuarit S.S, E.Xh, Sh.H, Sh.J, S.H dhe M.L, si grup kriminal me dashje janë marrë vesh paraprakisht që të furnizohen, transportojnë, këmbejnë, ndërmjetësojnë dhe shesin në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu, që gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë së të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar njëzet armë të gjata AK-47 dhe prova tjera materiale.

“Prishtinë, 28 dhjetor 2023 – Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” sanksionuar me nenin 277 të Kodit Penal dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” sanksionuar me nenin 364 të Kodit Penal.

Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit S.S, E.Xh, Sh.H, Sh.J, S.H dhe M.L si grup i organizuar kriminal me dashje janë marrë vesh paraprakisht që të furnizohen, transportojnë, këmbejnë, ndërmjetësojnë dhe shesin në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme, ashtu që gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë së të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar njëzet (20) armë të gjata AK-47 dhe prova tjera materiale”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria

 

Themes by WordPress