Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për prodhim dhe përpunim të drogës

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për prodhim dhe përpunim të drogës

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj dy të pandehurve.

Sipas njoftimit, pandehuri M.M, akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Ndërkaq, i pandehuri S. N. akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, neni 268, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, dhe lidhur me nenin 275, paragrafi 1, pika 1.9, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 06/L-074, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 06/L-074”.

Tutje theksohet se kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.