Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë ngritur siparin e tyre. Një eveniment fantastik sportiv, i vendosur në zemër të Francës, kryeqytetin e bukur dhe mbresëlënës, Parisin.
Sporte të ndryshme të cilat do t’i shoqërojnë adhuruesit nga mbrëmja e sotme, pra 26 korrik, deri më 11 gusht. Përgjatë këtyre 15 ditëve, dashamirësit e sporteve të ndryshme do të kenë mundësinë të shijojnë në maksimum të preferuaren e tyre.
Edhe Shqipëria së bashku me Kosovën janë pjesë e këtij eventi. Sportistët që përfaqësojnë ngjyrat kuqezi dhe do të mundohen të mbajnë lart flamurin e Kombit tonë kanë parakaluar me varkë në mes të Parisit, para shumë të pranishmëve.