Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 2 gusht:

Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës,  (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e përurimit të zgjerimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, konkretisht hapja e katër portave të reja për të akomoduar trafikun e shtuar të udhëtarëve. (Terminali i udhëtarëve porta 108, ora 11:15)

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për media për përmbylljen e sisionit pranveror të Kuvendit të Kosovës. (Holli i Kuvendit, ora 13:00)

Anëtarja e Bordit të AGK-së, Blerta Dalloshi – Berisha, paraqet ankesën kundër vendimit të prokurorit, Kastriot Berisha, që ka hedhur poshtë kallëzimin penal për sulmin ndaj saj nga mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, Bardhyl Rrustemi. (Prokuroria e Apelit, ora 14:00)

Kryetari i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 14:30

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, do të vizitojë muralin artistik në Prizren të mbështetur nga BE-ja. (Prizren, ora 18:15)

Rame Lahaj International Opera Festival mban gala mbrëmje ‘Rame Lahaj & Friends’. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 20:30)