Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e ditës së sotme

  • 09:00Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi, marrin pjesë në fillimin e fazës së dytë të punimeve për ndërtimin e Unazës Qendrore. (Rrethrrotullimi në Lakrishte) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30Mbahet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00Nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hotel “Emerald”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon konferencë për Media për të dhë detaje rreth ecurisë së punës gjatë Javës së dytë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, (Zyret e ASK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:15Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mirëpret në takim zyrtar, Kryetaren e Sarajevës, Benjamina Karić. (Ndërtesa e vjetër e Kryeqytetit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë. Pas takimit Presidentja Vjosa Osmani  dhe Presidentja Nataša Pirc Musar do të deklarohen për media. (Presidencë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë. Pas takimit Presidentja Vjosa Osmani  dhe Presidenti Bajram Begaj do të deklarohen për media. (Presidencë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë për vrasjen e gruas në Ferizaj. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30Kryetari Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri  mban konferencë për media. (Zyret e LDK-së në Gjilan)

    /TV Arbëria