Ngjarjet e ditës 23 shtator 2024:
08:30- Shoqata “Organika” organizon Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Bujqësi Organike, të titulluar “Sfidat dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike në sektorin e Produkteve Pyjore Jo-Drusore dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike”. Merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00- BIRN Kosova organizon diskurim me Goran Tomasheviq, fotograf i njohur serb, fitues i çmimeve të ndryshme në fotografi. (Reporting House, në ish-“Germia”)
11:00- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit (Ndërtesa e Kuvendit, C301)
11:00- Kampi i Akademisë së Barcelonës në Prishtinë organizon konferencë për shtyp lidhur me kampin e ardhshëm. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)
13:00- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të publikojë raportin vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve”, si dhe Indeksin e Sigurisë së Gazetarëve. (Restorant “Boho”, afër Qeverisë së Kosovës)