14 mars – ngjarjet e datës së sotme- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme – shqyrtimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Këshilltarët Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për emërimin e kryesuesit të kuvendit. (Ora 11:00)
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Naim Frashëri” organizon Festivalin e Matematikës, me rastin e Ditës së Matematikës. (SHFMU “Naim Frashëri”, Prishtinë, ora 11:00)
Shënohet Dita Botërore e veshkave, organizuar nga Klinika e Nefrologjisë, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. (Sheshi “Xhorxh Bush”, ora 12:00-15:00)
Kolektivi Feminist mban protestë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00)