Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ngjarje e rëndë në Prishtinë: I moshuari gjendet i vdekur në shkallët e një restoranti

Ngjarje e rëndë në Prishtinë: I moshuari gjendet i vdekur në shkallët e një restoranti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një shtetas turk është gjetur i vdekur në shkallët e një restoranti.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është një 80-vjeçar, i cili dyshohet se ka rrëshqitur teksa po dilte nga restoranti “Gresa”, në rrugën “Fehmi Agani”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse të Policisë dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.