Që nga dhjetori i vitit 2022, që kur Kosova aplikoi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nuk ka ndonjë progres rreth kësaj çëshje, shkruan TV Arbëria.
Në këtë proces shumë të rëndësishëm për Kosovën, është formuar një lloj ngërçi, tash gati dy vite.
Lidhur me këtë temë për TV Arbëria ka folur, Dritëro Arifi, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, ai ka potencuar se Këshillit i duhen 18 muaj për ta marrë një vendim, si dhe thekson se rasti i Kosovës është më problemtik.
Arifi thotë se në këtë kohë, kjo temë është një mision i pamundur për Kosovën.
“Që nga kërkesa e Kosovës në vitin 2022, nuk ka asgjë sepse diku Këshillit i duhet 18 muaj për ta marrë një vendim e që po besoj që në rastin e Kosovës është problematik, sepse sipas traktatit të Lisabonës që është miratuar në vitin 2009, është problematike sepse kërkohet vendim unanim i këshillit për të lëvizur tutje, pra mandej duhet të konsultohet Komisioni, Parlamenti Evropian, parlamentet e shteteve anëtare e tjera, tjera, pra është mision i pamundur për momentin anëtarësimi i Kosovës në BE”, ka thënë Arifi për TV Arbëria.
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare gjithashtu ka treguar se çfarë duhet të bëjë Kosova, në mënyrë që të anëtarësohet në këtë union, thotë se në këtë rrugëtim duhet të bashkohen edhe shoqëria dhe e gjithë skena politike jo vetëm Qeveria.
“Se çfarë duhet të bejë Kosova më tutje në këtë process për tu anëtarësuar në BE, i ka dy mundësi, e para është që të jemi shumë serioz dhe më intenziv dhe më përmbajtësor në agjendën evropiane ku normalisht nuk i bie vetëm qeverisë por involvohet gjithë shoqëria dhe spektri politik, pra parlamentar pozitë opozitë. Dhe e dyta që është më e rëndësishme që kërkohet guxim i madh politik e për fat të keq kjo qeveri nuk e ka, që të dialogohet me BE-në për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritura në Bruksel, që Kosovës t’i mundësohet njëfarë lloj anëtarësimi në një periudh më të shpejt nëse Kosova i plotëson të dyja kushtet”, ka potencuar Dritëro Arifi. /TV Arbëria