Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ngecje në dialogun Kosovë-Serbi, analisti tregon arsyet

Ngecje në dialogun Kosovë-Serbi, analisti tregon arsyet

Brenda dy jave janë mbajtur dy takime në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Javën e kaluar kryeministri i Kosovës ka udhëtuar në Bruksel ku është takuar me përfaqësuesit e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Ndërsa takimi i planifikuar mes kryeministri Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq ka dështuar të mbahet.

Këtë javë është mbajtur takimi mes kryenegociatorëve Besnik Bislimit, dhe Petar Petkoviq, ku nuk pati ndonjë rezultat.

Lidhur me këtë ka folur analisti politik Dritëro Arifi, i cili për TV Arbëria tregon disa arsye se përse nuk po ka rezultate nga dialogu.

“Sa i përket se përse dialogu s’po ka rezultate, unë mendoj janë dy arsye të fuqishme, e para ka të bëjë me Bashkimin Evropian si organizat e cila nuk po është e qartë rreth qëndrimeve të tyre me Kosovën dhe përreth Kosovës prandaj edhe kemi shumë ngecje”, ka thënë Arifi.

Arsyeja e dytë sipas analistit është militarizmi i krerëve serb.

“Dhe e dyta është qasja e militarizuar e Serbisë ndaj Kosovës prandaj edhe është e pamundur të arrihet paqja mes Kosovës dhe Serbisë, pikërisht me deklaratat e krerëve serb, Serbia po dëshiron që ta pengoj dhe njëfarë ta humb një kohë të çmueshme të të gjithve në rajonin e Ballkanit perendimore posaqërisht shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Arifi për TV Arbëria.

Kujtojmë që krerët e Serbisë pas takimit u deklaruan se nxecjet në dialog janë përshkak të Kosovës. /TV Arbëria