Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Ngasësi gjobitet me 300 euro, tejkaloi shpejtësinë e lejuar

Ngasësi gjobitet me 300 euro, tejkaloi shpejtësinë e lejuar

Policia në Gjilan njofton se gjatë ditës së djeshme ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h, duke vozitur me shpejtësinë 150 km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001.

 

Foto

/TV Arbëria

Powered by WordPress