Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën.
Rasti ka ndodhur në Obiliq, ndërsa bëhet e ditur se i njëjti me vendim të prokurorit është liruar.
“Obiliq 26.12.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që ka ngacmuar seksualisht të miturën viktimën femër. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /TV Arbëria