Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet një burrë në Podujevë

Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet një burrë në Podujevë

Një burrë është arrestuar në Podujevë pasi në vazhdimësi kishte ngacmuar ish të dashurën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia tha se me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.

“Podujevë  09.11.2026 – 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, të cilën e kishte të dashur para disa viteve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.