Serbi pretendon që u ndalua nga policia në veri veç se kërkoi kupon fiskal

Miljan Bozhoviq pretendon se të premten është ndaluar nga...

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite...

Endrit Thaçi viziton gjyshin në Burojë: Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, këtë të shtunë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

‘Nga Tirana në Kiev’- Jeta e shqiptares në Ukrainë që menaxhon 15 milionë dollarë

Extra AL PVC

Nga ballkoni i apartamentit të Dea Haxhit në Kiev të Ukrainës shihen zogj duke fluturuar në qiellin e kaltër, vende-vende të mbuluar me re, drunj pa gjethe e antena satelitore mbi ndërtesa.

E gjithë kjo pamje ia kujton Deas – nga Tirana e Shqipërisë – dimrat në Prishtinë, ku kishte punuar gjatë viteve 2014-2016. Edhe pse sheh ngjashmëri në pamjen e dy kryeqyteteve, përditshmëria e Deas në Kiev është shumë më ndryshe shkaku i luftës në Ukrainë, të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Me një çantë të mbushur me gjëra esenciale në rast të ndonjë sulmi ajror, Dea çdo natë bëhet gati për gjumë, e vetëdijshme se mund ta zgjojnë sirenat e alarmit dhe t’i duhet të zbresë shkallëve të ndërtesës për të shkuar në bodrum.

Por, për Dean, rreziqet e jetesës në Kiev mbeten nën hijen e gjërave pozitive që ajo sheh çdo ditë: forcën e një populli për ta vazhduar jetën.

“Të bën përshtypje që, edhe pse shteti është në luftë, ligjet funksionojnë shumë mirë, trenat janë në kohë dhe njerëzit ambientohen shpejt me ndryshimet”, thotë Dea për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshimet me të cilat Dea është mësuar të jetojë qysh nga shtatori i vitit 2022, përfshijnë jetesën në ndërtesa të pajisura me xhama rezistues ndaj shpërthimeve dhe zgjedhjen nga meny të posaçme për rastet kur restorantet mbeten pa rrymë shkaku i luftës.

Edhe pse Kievi ka qenë shpeshherë cak i sulmeve ajrore nga Rusia, Dea – e cila punon si menaxhere e granteve, duke drejtuar një portofolio prej 15 milionë dollarësh, për organizatën humanitare Care International – nuk pendohet për zgjedhjen e saj.

“Të jem e sinqertë, çdo njeri e ka atë adrenalinën kur gjendet në një situatë të tillë ekstreme. Por, unë e mendoj shpesh që edhe pse ka njëfarë rreziku, probabiliteti që vetë ti të dëmtohesh, është shumë i ulët ”, thotë Dea.

Ajo ndihet e sigurt nga vendndodhja e apartamentit të saj në lagjen diplomatike të Kievit, por edhe nga përvojat e saj paraprake të punës në Afganistan, Bangladesh dhe Irak.

Si e diplomuar e Universitetit Reading në Britani të Madhe në studimet për marrëdhënie ndërkombëtare, me master të fokusuar në të drejtat e njeriut dhe çështjet e sigurisë, karriera e ka përballur me situata që s’do t’i harrojë kurrë.

Shumë prej tyre janë të periudhës nga 23 shtatori i vitit 2022, kur Dea u shpërngul për herë të parë në Ukrainë. Fillimisht, ajo jetonte në Lviv, një qytet pranë kufirit me Poloninë. Dea thotë se lufta ndihej aty më pak sesa në Kiev.

Në ditët e para në Lviv, Dea ishte mahnitur nga bukuria e qytetit me rrugë të shtruara me kalldrëm, ndërtesat që, në shëtitjet e saj, Dea i identifikonte si të stilit italian, armen, austriak, etj. Ajo dëgjonte se si të rinj mblidheshin në rrugë për të kënduar – herë këngë në gjuhën angleze, herë në atë ukrainase.

Hera e parë kur ajo ishte përballur me realitetin e luftës në Ukrainë ndodhi dy muaj pas shpërnguljes atje.

“Pasi kaluam rreth dy orë në strehim, Lvivi humbi energjinë elektrike për shumë orë – më duket që prej orës 6 deri në 12. Ishte errësirë totale, temperaturat jashtë ishin në minus”, kujton Dea.

Edhe pse ishte errësirë, ftohtë dhe nuk punonin as kartelat bankare, Dea dhe koleget e saj nuk u dorëzuan. Ato shkuan në një hotel aty pranë dhe mblodhëm aq para sa kishin për ta festuar një sukses në punë.

 

spot_img

Të fundit

Serbi pretendon që u ndalua nga policia në veri veç se kërkoi kupon fiskal

Miljan Bozhoviq pretendon se të premten është ndaluar nga...

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite...

Endrit Thaçi viziton gjyshin në Burojë: Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, këtë të shtunë...

Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos...

Serbi pretendon që u ndalua nga policia në veri veç se kërkoi kupon fiskal

Miljan Bozhoviq pretendon se të premten është ndaluar nga Polica e Kosovës. Sipas tij, ndalimi ka ndodhur pasi që kishte shkuar të mbushte veturën me...

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti i Turqisë,...

Endrit Thaçi viziton gjyshin në Burojë: Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, këtë të shtunë e ka vizituar gjyshin e tij në Burojë. Këtë e ka bërë të ditur ai përmes...