Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Nga Republikë në Monarki”, Shala: Synimi final i Kurtit është me suprimu arkitekturën e shtetit

“Nga Republikë në Monarki”, Shala: Synimi final i Kurtit është me suprimu arkitekturën e shtetit

Opinionisti Azdren Shala ka deklaruar se synimi final i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është ndryshimi i sistemit politik në Kosovë.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Shala tha se situata institucionale në vend nuk është e rastësishme, por pjesë e një procesi që, sipas tij, ka disa faza.

“Krejt synimi final i Albin Kurtit është me e suprimu këtë arkitekturën e një Republike Parlamentare edhe me kaluar në monarki të pastër”, deklaroi Shala.

Kudosim
Ai tha se faza e parë e këtij procesi, sipas tij, është sulmi sistematik ndaj institucioneve që përbëjnë shtyllat e Republikës.

“Kjo i ka disa faza dhe faza e parë është linçimi sistematik që bën këtyre institucioneve që e mirëmbajnë, që janë shtyllat e Republikës. Faza e dytë është testimi, qytetarë heshtje, opozita heshtje”, tha ai