Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nga regjisore në drejtoreshë të QKK-së/ Zeqiri: Deri tani kam qenë artiste, jam marrë me krijim, tani kam dalë në një pozitë menaxheriale

Nga regjisore në drejtoreshë të QKK-së/ Zeqiri: Deri tani kam qenë artiste, jam marrë me krijim, tani kam dalë në një pozitë menaxheriale

Drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, në një intervistë për TV Arbëria, në emisionin “Pa Titull” me Dan Ahmetin, ka folur për punën e saj.

Ajo ka treguar për kalimin që ka bërë nga krijuese si artiste, në drejtoreshë të Kinematografisë dhe në një pozitë menaxheriale.

“Që dy vite e drejtoj Qendrën Kinematografike të Kosovës, deri tani kam qenë artiste, kam marrë me krijim, tani kam dalë në një pozitë menaxheriale, e cila kërkon të përdor kreativitetin për të kryer punë administrative.

Gjatë gjithë jetës kam pasur dëshirë të mësoj, dhe tani po mësoj disa gjëra që nuk i kam ditur, që kanë qenë pjesë e industrisë së filmit, por që më herët do të thosha i kam ditur këto pjesë të artit.

Është interesante se gjithmonë punët e filmit, apo edhe punët e tjera, nuk bëhen rutinë, sepse gjithmonë kërkojnë gjetje të reja,” ka thënë ajo në “Pa Titull”. /TV Arbëria