Kryeministri i tanishëm i Kosovës Albin Kurti para se të vinte në pushtet kishte thënë shumë fjalë e premtime në lidhje me raportet vllazërore Kosovë-Shqipëri, shkruan TV Arbëria.
Në fushatën e tij parazgjedhore kishte premtuar se do të formoheshin Komisione të Përbashkëta qeveritare Kosovë – Shqipëri, Komisione këto për siguri kombëtare, politikë të jashtme dhe burimet e përbashkëta natyrore, gjithashtu një premtim tjetër ishte edhe tregu i përbashkët Kosovë – Shqipëri.
Asnjëra nga këto premtime nga Kurti në këto tri vite e gjysmë qeverisje nga LVV-ja nuk janë realizuar.
Krahas premtimeve as raportet e tanishme mes qeverisë Kurti dhe asaj të Shqipërisë nuk janë aq të ngrohta.
Në këto tri vite e gjysmë nga Qeveria Kurti janë planifikuar tri mbledhje të përbashkëta mes dy Qeverive Kosovë Shqipëri.
26 nëntor 2021 Shqipëria dhe Kosova mbajtën mbledhje të përbashkët në Elbasan, ku u diskutuan 16 marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.
Mbledhja tjetër gjatë mandatiti të Kurtit u mbajt më 20 qershor 2022, në të cilën u nënshkruan 19 marrëveshje, si në infrastrukture, treg i përbashkët ekonomik, rend, energji, , arsim, , turizëm, mbrojtje e të tjera.
Mbledhja e planifikuar e vitit të kaluar më 14 qershor nuk u mbajt, kjo pas situatës së krijuar në veri të vendit me kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore.
Përpos këtyre mbledhjeve të planifikuara takime mes dy kryeministrave nuk ka pasur, biles së fundmi në qershor të këtij viti kryeministri i Shipërisë, Edi Rama ishte në një vizitë në Kosovë, ku u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, por i njëjti nuk takoi edhe Kurtin.
Por kjo gjë nuk ndodhi për herë të parë, Kurti edhe në korrik të vitit 2023 në kohën kur Rama ishte në Kosovë refuzoi një takim me të.
“Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, kishte deklaruar Kurti në atë kohë.
Një tjetër situatë që ngjalli shumë reagime ishte dhe ndeshja Shqipëri-Çeki, të cilët Ramën dhe Kurtin as kjo ndeshje nga kuqezinjët nuk i bashkoi, të dy u panë në vende të ndryshme të ulur duke e parë ndeshjen nga stadium.
Raportet jo të mira të dy kryeministrave janë parë edhe në Samitin e Kotorit në Mal të Zi, ku në një video nga ky samit Rama nuk ngritet as në këmbë për t’i folur kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.
Videoja e cila bëri bujë më së shumti nga të dy kryeministrat ishte e vitit 2022, ku në një takim në Berlin Rama ia mbyll sytë Kurtit dhe i thotë gjeje se kush është, reagimet e të dyve shihen mjaft me ironi ndaj njëri tjetrit. /TV Arbëria