Lufta e fundit në Kosovë ka lënë shumë plagë tek secili person që e ka përjetuar, por edhe tek ata që nuk e përjetuan.
Kjo plagë mbetet e hapur për Kosovën, me gjithë ata persona të vrarë, dhunuar e të zhdukur që akoma nuk dihet fati i tyre.
Rrëfimet e dhimbshme nga kjo luftë, po transmetohen edhe tek gjeneratat e reja.
Është pikërisht Sala Jashari, një vajzë e re, e cila e ka trashëguar emrin nga gjyshja e saj heroinë, që dha kontributin e saj gjatë luftës në Kosovë, kjo vajzë tregon me shumë emocione, më shumë rreth familjes së saj dhe përjetimeve gjatë luftës.
Në pragë të 28 nëntorit, ndiqni rrëfimin e saj:
“Unë quhem Sala Jashari, jam trashigimtare e heroinës së Prekazit, Sala Jashari, ndryshe e njohur edhe si Tringa e Prekazit, jam shumë enderuar por njëkohësisht ndjej përgjegjësi shumë të madhe duke qenë trashigimtar ee këtij emri të madh, përshkak që gjyshja ime Sala kontributin më të madh e ka treguar në betejën e fundit, të 5,6,7 marsit. Përveç se një nënë heroinë ka rritur edhe tre djem të cilët i përgatiti dhe i kaliti për kohën e luftës, një kohë shumë e dhimbshme dhe një kohë kur trimat më të mëdhenj dalin në pah”, tha Sala Jashari.
Sala Jashari gjatë rrëfimit për gjyshen e saj, citon fjalët që ajoi kishte thënë gjatë luftës, kur i kishte ardhur djali i plagosur, “Mos qani lufta nuk na sjell bombone por na sjell veç plumba”
“Sala Jashari për mua është një kujtim i veçant, një udhrrëfyese për rrugëtimin që jam duke e bërë sot, po mendoj edhe po shpresoj që së bashku me gjeneratat e rinj do t’ia dalim që të mbajmë gjithmonë një kujtim që do të na rrugëtojë përpara për një Kosovë që ne të gjithë e duam.
Sala Jashari ka qenë nënë e tre djemëve, Jasharit, Sahitit dhe Musës, diçka e rëndësishme është që po ta nalizojmë në spektrin, apo nga prizma e syrit të një nanës, sa her ëqë fëmijët e tyri i shohin në një dhimbje të thellë ose të gjakosur ose pavarësisht çfarë po kalon fëmija i tyre e dimë që nana është personi i parë që do ta ndjejë atë ndjesi në mënyrë të dyfisht. Sala Jashari ani pse nanë e dy fmive, ani pse e ka përjetuar t’i shoh djemtë e saj të plagosur nga lufta, kurrë në ftyrën e saj nuk është parë një lot. Na e kemi një kujtim momentin kur babai imë është plagosur në të dyja duar edhe kthehet në shtëpi i gjithë trupi me gjak, kur nana jem edhe gratë e tjera në familje e shohin, fillojnë me qajt, Sala Jashari iu kthehet edhe ju thotë, Mos qani lufta nuk na sjell bombone por na sjell veç plumba“, ka thënë Sala Jashari. /TV Arbëria/
Për më shumë shikoni edhe videon e plotë: