Para 17 viteve i dërguari special Organizatës së Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, e dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd.
Rekomandimi për statusin, që ishte përpiluar nga i dërguari i posaçëm, pohonte se “duke marr parasysh historinë më të re të Kosovës, negociatat me palët kamë ardhur në përfundim se opsioni i vetëm i mundshëm për Kosovën është pavarësia, që do të duhej të mbikëqyrej nga bashkësia ndërkombëtare për një periudhë fillestare. Kosova është një rast unik që kërkon zgjidhej unike.
Nuk krijon precedencë për ndonjë konflikt tjetër të pazgjidhur. Rekomandimi i në fjalë, u përshëndet nga klasa politike në Kosovë. Ai hapi rrugën për shpalljen pavarësisë një vit më vonë.
Ky plan rregullon një varg çështjesh, nga ato të kulturës, gjuhës, fesë, traditës, por edhe të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe pronës, deri te formimi i komunave me shumicë serbe, nëpërmjet procesit të decentralizimit. Sot, ekzistojnë gjithsej dhjetë komuna në Kosovë që janë të banuara me shumicë serbe. Ky dokument ka shërbyer si bazë për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, në të cilën komunitetet pakicë “diskriminohen pozitivisht”.
Por edhe sot e kësaj dite Serbia nuk e ka pranuar rekomandimin e tij për pavarësi. Ndonëse, në korrik të vitit 2010 Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë i dha përgjigje dëshpëruese Serbisë, duke konstatuar, se shpallja e pavarësisë nuk e ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Që nga ajo kohë, Kosova dhe Serbia po dialogojnë nën drejtimin e Bashkimit Evropian. Me 2013 u nënshkruara Marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Sipas këtij dokumenti, të ratifikuar me 2/3 e deputetëve në Kuvend, në 6 nenet e para Kosova zotohej ta themelonte një Asociacion të Komunave me shumicë serbe. Kurse me 2015 Beogradi dhe Prishtina u pajtuan për parimet e këtij entiteti.
Ndërkohë, në 2015 Gjykata Kushtetuese pat konstatuar se Kosova e ka për obligim ta themelojë Asociacionin, mirëpo 24 pikat e parimeve të tij nuk janë në përputhje me Kushtetutën.
Tashmë Kosova e ka pranuar një draft statut të hartuar nga Bashkimi Evropian për themelimin e Asociacionit.
Por i njëjti ende ndodhet në sirtarët e Qeverisë, sepse kjo e fundit nuk ka marrë vendim për të dhe rrjedhimisht s’e ka dërguar për vlerësim kushtetues pranë Gjykatës Kushtetuese.