Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se kanë marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 tonë në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Durmishi në Facebook tha se vendimi do të hyjë në fuqi më 23 korrik.