Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbledh sot liderët botërorë, merr pjesë edhe Rama

Sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve...

Bien aplikimet e shqiptarëve për azil në BE

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Nga ky vit qytetarët ngarkohen me tatimin e tokës bujqësore, kjo s’vlen për komunat në veri

Extra AL PVC

Nga ky vit qytetarët janë të obliguar të paguajnë edhe tatimin në pronë për parcelat bujqësore, mirëpo ky obligim nuk vlen edhe për qytetarët e katër komunave në veri të vendit.

Nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur se nga ky vit të gjithë pronarët e tokave, në gjithë territorin e Kosovës, do të paguajnë tatim për pronën bujqësorë, pavarësisht faktit se janë apo jo njësi parcele bujqësore të kultivuara.

Udhëheqës i Divizionit për Çështje Ligjore të Tatimit në Pronë, Vehap Hashani ka dhënë detaje për KosovaPress, lidhur me këtë obligim tatimor.

“Në gusht të vitit 2023, Ligji Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme është ndryshuar dhe plotësuar përmes Ligjit Nr. 08/L-224, me ç’rast pronat bujqësore, përkatësisht parcelat (tokat) bujqësore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, tatimohen, pavarësisht faktit se janë apo jo njësi parcele bujqësore të kultivuara. Përjashtimisht, tatimi në pronë për asnjërën nga kategoritë e pronave nuk zbatohet në katër komunat veriore të Kosovës për arsye politike”, thotë Hashani

Për më tepër, ai ka shtuar se këto njësi të parcelave i nënshtrohen edhe lirimit tatimor në vlerë deri në pesëdhjetë mijë (50,000) euro pra, personi fizik konkretisht fermeri.

“Rrjedhimisht me ndryshimet e reja ligjore, tokat bujqësore duke filluar nga viti tatimor 2024 tatimohen, megjithatë këto njësi të parcelave i nënshtrohen edhe lirimit tatimor në vlerë deri në pesëdhjetë mijë (50,000) euro, pra personi fizik, konkretisht fermeri, përcakton se cilën njësi bujqësore kërkon ta lirojë deri më 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor dhe komuna e liron deri në lartësinë e vlerës së vlerësuar që ka toka bujqësore por jo më shumë se pesëdhjetë mijë (50,000) euro”, shton Hashani.

spot_img

Të fundit

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbledh sot liderët botërorë, merr pjesë edhe Rama

Sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve...

Bien aplikimet e shqiptarëve për azil në BE

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e...

I dyshuari për vrasjen në qendër të Mitrovicës në kërkim, policia tregon çka gjeti në banesën e tij

Valdrin Salihu është i dyshuari kryesor që po kërkohet...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbledh sot liderët botërorë, merr pjesë edhe Rama

Sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara fillon punimet këtë të diel në Nju Jork duke mbledhur udhëheqës nga mbarë...

Rrahja brutale mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, policia njofton për arrestimin e tre shtetasve të Shqipërisë

Një rrahje e rëndë ka ndodhur me tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë. Në pamjet e publikuara nga faqja “Fansat e Futbollit Kosovar”...

Bien aplikimet e shqiptarëve për azil në BE

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë gjatë gjysmës së parë të vitit 2024. Kështu kanë bërë me dije...