Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit të rezultateve dhe numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në 13 Qendra Komunale të Numërimit (QKN).
Sipas KQZ-së, procesi është përmbyllur në komunat: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut.
Ndërkaq, numërimi dhe verifikimi i rezultateve po vazhdon në 25 komuna të tjera të vendit.
Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë: (e hënë, 8 qershor, 24:00) Junik (6/6); Shtërpcë (17/17); Hani i Elezit (11/11); Partesh (7/7); Mamushë (5/5), (e martë, 9 qershor, 24:00) Zubin Potok (15); Zveçan (11); Kllokot (8); Novobërdë (23/23); Obiliq (34/34); Shtime (33/33); Ranillug (10/10); dhe Mitrovicë e Veriut (21/21).