Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nga janari, rreth 100 infermierë nisën ikjen nga Kosova

Nga janari, rreth 100 infermierë nisën ikjen nga Kosova

Gati 100 infermierë kanë nisur procedurat për largim nga vendi, vetëm gjatë pjesës së parë të 2025-ës.

Nga Oda e Infermierëve të Kosovës i kanë thënë Kiksit se deri më 20 qershor të këtij viti, 96 infermierë, mami e profesionistë të tjerë shëndetësor, kanë kërkuar licenca të paplastifikuara, dokument që nevojitet për emigrim.

Kjo odë njofton se është rritur po ashtu edhe numri i kërkesave për cerifikata të sjelles etike.

Nga 2 ceritikata të sjelljes etike të cilat ishin kërkuar në vitin 2019, në 2024, numri i këtyre kërkesave arriti në 119 sosh. Ndërkohë, vetëm gjatë gjatëmujorit të parë të 2025-ës, kërkesën për këto certifikata e bënë 35 infermierë.

Ndërkaq, nga 9 licenca të paplastifikuara sa u kërkuan në 2019-ën, numri i tyre shkoi në 713 në vitin 2023. E sivjet, deri më 20 qershor, këtë dokument e kanë kërkuar 96 infermierë, mami e profesionistë të tjerë shëndetësorë.

Largimi i infermierëve, mamive e profesionistëve të tjerë shëndetësorë, sipas odes, jo vetëm që ndikon në cilësinë e shërbimeve shëndetësore, por sjellë pasoja afatgjata në sistemin shëndetësorë në tërësi.

E në listën e arsyeve të largimit të infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, sipas Bujar Vitisë, hyjnë edhe parregullësitë në konkurse.

Gazetari i Shëndetësisë thotë se nuk janë të rralla rastet kur ndryshohen kriteret e konkurseve e ka rrjedhje të pyetjeve të testit.

Këto ndryshime thotë se dëshmojnë kurdisjen e konkurseve, në të cilat përzgjedhen njerëz të afër me partinë në pushtet e familjarë të zyrtarëve. Kjo praktikë, Vitia pohon se është e njëjtë në të gjitha nivelit e kujdesit shëndetësor.

Sipas tij, ky është edhe shaku që shumë studentë zgjedhin të studiojnë Infermieri, me të vetmin qëllim që diplomën e fakultetit ta shfrytëzojnë si urëlidhëse për të ikur në vendet evropiane.

Ky fenonem, ai thotë se ka shkaktuar mungesë stafi, sidomos të infermierëve në klinika, spitale, dhe në qendra e ambulanca të mjekësisë familjare.

Ndonëse nuk është e lehtë, rrugëzgjidhje nga kjo situatë ai e sheh rritjen e numrit të vendeve të punës nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave.

Gjendja hiç më e mirë nuk figuron as në institucionet e tjera të sektorit publik.

Sipas raportit vjetor të publikuar nga Këshilli i Pavaruar Mbikëqyrës për Shërbimin Publik, vetëm gjatë viti 2024 janë pranuar gjithsej 2 mijë e 137 ankesa nga nëpunësit publikë.

Numri më i madh i këtyre ankesave, plot 722 prej tyre, që përbëjnë 33.78 për qind të ankesave, janë ankesa që lidhen me konkurse.

Në raportin e KPMShCK-së, ankesat për konkurse pasohen nga ato për kompensim material, që sipas këtij këshilli, kanë të bëjnë me shqetësimin e nëpunësve civilë për diskriminimin dhe trajtimin jo të barabartë në realizimin e të ardhurave personale.

E vetëm gjatë 6 mujave të parë të 2025-ës, nga ky organ, përmes e-mailit, i kanë thënë Kiksit se kanë pranuar 1249 ankesa.

Edhe sivjet, numri më i madh i tyre lidhet me kontestim konkursi dhe kompensim material.

Ndonëse, ka vonesa për zbatimin e vendimet të këtij organi, nga KPMShCK-ja thotë se institucionet janë të detyruar të zbatojnë këto vendime dhe në përgjithësi, i respektojnë dhe zbatojnë ato. /KlanKosova