Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Nga grumbullimi në Europian te marrëdhënia me lojtarët e tjerë kuqezi, rrëfehet Broja: Italia nuk ishte shumë e fortë..

Nga grumbullimi në Europian te marrëdhënia me lojtarët e tjerë kuqezi, rrëfehet Broja: Italia nuk ishte shumë e fortë..

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka folur për eksperiencën e tij në Kampionatin Europian “EURO 2024”.

Broja ka folur për emocionet e që ia dhanë tifozët në stadium, me brohoritjet dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme.

I pyetur për ndryshimin mes kampionatit të Premier League dhe Kampionatit Europian, Broja tha:

“Po ishte shumë ndryshe sepse, siç e thash është një gjë shumë më e madhe se sa të luash në Premier League, sepse ti luan për një kombëtare, luan për një vend që është Shqipëria, po luan për gjithçka. Është diçka që vetëm lojtarët mund ta ndjejnë në fushë. Tifozët e shohin nga jashtë por nuk e ndjejnë si e ndjen ti në fushë. Për mua ishte diçka e veçantë, tifozët ishin të mrekullueshëm, na kanë dhënë një mbështetje shumë të madhe, na kanë bashkuar si ekip. Kur dolëm për ndeshjen e parë ndaj Italisë dhe kur pamë 50 mijë shqiptarë në stadium, ishte çmenduri, nuk i kishim parë ndonjëherë, aq shumë të kuq në stadium. Diçka shumë shumë e bukur, një atmosferë e veçantë. Në atë ndeshje ka patur shumë emocione ndoshta se ishte ndeshja e parë.

Broja tha se ka luajtur në Premier League dhe ka parë gjëra të mëdha, porse Kampionati Europiani ishte një ndjesi krejt ndryshe.

“Kemi patur disa lojtarë që nuk kanë luajtur kurrë në Europian, ashtu si edhe unë. Unë kam luajtur në Premier League dhe gjëra si këto, por është një ndjesi krejt ndryshe. Kur hyra në fushë më erdhi të bëja vetë wow…u çudita, por ishte shumë bukur“, u shpreh ai.

Tutje Broja ka folur edhe për rrugëtimin e Shqipërisë në fazën grupore, i cili u shpreh se kishin mundur ta mposhtnin Italinë.

“E humbëm ndeshjen e parë. Por të them të drejtën kishim shumë mundësi të fitonim ndeshjen, se kur pamë edhe ndeshjen Kroacia kundër Italisë, ata po fitonin 1-0 deri në fund kur bëri Italia golin, ndërsa ne kishim më shumë raste dhe mundësi ta fitonim atë ndeshje. Kemi bërë golin shumë shpejt për 23 sekonda një gjë shumë e bukur se tani kemi një rekord në histori, atë që e ka Bajrami. E filluam si duhet atë ndeshje, bëmë gol shumë shpejt, por atëherë kur u bë goli, jo se kishim frikë, por më duket se e respektuam Italinë më shumë seç duhet. Nuk u bëmë agresiv, nuk shkuam përpara, por zbritëm mbrapa dhe qëndruam vetëm defensiv dhe ata luajtën futbollin e tyre. Por për mua kishim pas shumë mundësi ta fitonim atë ndeshje dhe do e fillonim me 3 pikë“, deklaroi ai.

Broja pranoi se me Kroacinë dhe Spanjën ata ishin ekip më i mirë se ndaj Italisë.

“Për mua nuk është se Italia ishte shumë e fortë, por ne ishim, jo si në dy ndeshjet e tjera me Kroacinë dhe Spanjën. Me Kroacinë ishim super dhe me Spanjën luajtëm mirë, ndërsa me Italinë filluam avash, pas golit them. Atëherë ata luajtën si të donin dhe na bën dy gola. Nuk është se na kanë mbytur në atë ndeshje, nuk kanë bërë diçka wow…që ata të gjuanin 20 herë në portë dhe ne një herë. Por ata kishin mbajtje topi shumë dhe ne donim ti kapnim ata në kundërsulm, ndërkohë që nuk patëm shumë raste ti kapnim. Edhe ata bënin shumë faulle se janë ekip i organizuar shumë mirë. Italianët janë shumë difensiv dhe janë të përqendruar në taktikë. Por ishte ndeshje e vështirë pasi kanë qenë kampion Europe përpara 4 vitesh, janë normal ekip i mirë por kishim shumë raste për ta fituar”, deklaroi Broja për Top Channel.

Powered by WordPress