Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nga Beogradi, nëpërmjet Stambollit deri në Tel Aviv

Nga Beogradi, nëpërmjet Stambollit deri në Tel Aviv

 Shkruan: Afrim Kasolli

 

Republika e Serbisë, Turqisë dhe Izreali janë vetëm disa nga rastet më të freskëta që janë përfshirë nga protestat masive qytetare kundër tendencave autokratike të pushtetit. Ndonëse në secilin shtet, per arsyje te ndryshme, megjithatë ajo që po i bashkon keto manifestime revoltuese politike nga Beogradi, nëpërmjet Stambollit deri ne Tel Aviv, mbetet refuzimi publik per t’u pajtuar me suspendimin e normave demokratike e ligjore, përkundër përfitimeve gjeopolitike që kanë gëzuar secili nga shtetet në fjalë.

Në një botë gjithnjë e më multipolare, regjimi i Aleksandër Vuçiqit, filloi të gëzonte një përkrahje ndërkombëtare si nga Lindja ashtu edhe Perëndimi duke e shndërruar Serbinë në destinacion të investimeve ekonomike amerikane, gjermane, kineze, turke etj. Prandaj, edhe mungonte presioni diplomatik ndaj stagnimit demokratik të atij shteti. Çdo gjë shkonte për mrekulli deri sa ndodhi shembja e kulmit të çatisë së Stacionit Hekurudhor në qytetin e Novi Sadit, ku humben jetën 16 persona. Dhe që nga ajo ditë Serbia është kapluar nga protestat studentore kundër natyrës së regjimit në fjalë. E njëjta gjë e ka shoqëruar edhe Republikën Turke. Ky shtet kohën e fundit ka shënuar disa arritje të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Forcat e përkrahura nga Ankaraja zyrtare e dëbuan befasisht nga pushteti regjimin diktatorial të Bashar al-Assad-it në Siri, të suportuar nga Moska dhe Teherani. Pra Republika e Turqisë, thujase pas shumë dekadave e ka shtrirë permiterin e interesave të saj në Lindje të Mesme, në një mënyrë që nuk mund te përfytyrohej pak kohë me parë. Në anën tjetër për shkak të tensioneve të fundit ndërmjet Uashingtonit dhe Brukselit, kohën e fundit shumë zyrtarë evropianë kanë kërkuar nga presidenti Rexhep T. Erdogan të ketë një rol gjithnjë e më aktiv në garantimin e sigurisë evropiane, të kërcënuar nga imperializmi putinist.

Ky komoditet duket që ka ndikuar që i njëjti te kete kalkualuar se është momenti ideal për t’i qëruar hesapet përfundimisht me kryetarin e Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohet edhe si rivali kyç i liderit aktual turk, për zgjedhjet presidenciale, kurdo qe mbahen ato. Ndonëse, ky i fundit sipas normave kushtetuese, nuk ka të drejtë të rikandidojë, megjithatë janë përmendur dy skenarë tjerë. E para qe Recep Tayyip Erdogan t’i provokojë zgjedhjet e parakohshme presidenciale, ose të paktën nëpërmjet izolimit të liderit të opozitës ta shtrojë rrugën zëvendësimit të tij me ndonjë aleat besnik. Dy emra janë veçuar si trashëgimtarë të mundshëm të Erdogan-it, ai i ministrit të Punëve të Jashtme Hakan Fidan, si dhe dhëndëri i kryetarit turk, Haluk Bayraktar, i cili njëkohësisht është edhe pronari i kompanisë së dronëve “Baykar”. Deri më tani autoritetet turke e kanë mohuar se arrestimi i kryetarit të Stambollit, është i nxitur nga motive politike, mirëpo këto pretendime nuk kanë mjaftuar për ta qetësuar masën e zemëruar, çfarë ka ndikuar që shumë qytete në atë shtet të përfshihen nga protestat masive. Edhe shteti i Izrealit po kalon nëpër kësi trubelenca të brendshme.

Para sulmit terrorist të 7 tetorit 2023, nga Hamasi, kryeministri Benjamin Netanyahu ishte nën presion të madh nga akuzat për korrupsion dhe keqpërdorim të detyres zyrtare. Mirëpo ky sulm, lufta në Gaza, tensionet me Iranin si dhe operacionet në Liban kundër grupit tjetër terrorist atij te Hezbollahut e kanë margjinalizua temën e siper cekur. Nuk ka dyshim se Izreali ka arritur t’i demoloje në masë të madhe forcat proxy të Iranit në rajon, që parqesin rrezik të drejtpërdrejt për sigurinë e këtij shteti. Por kjo nuk mjaftuar për ta qetësuar opionin e brendshëm. Dhe kur dukej që lirimi i pengjeve te fundit të mbetur gjallë nga Hamasi, po shkonte drejt fundit, sipas armëpushimit të dakorduar kohe me pare, papritmas ushtria izraelite i filloi sulmet mbi rripin e Gazes. Këtë rifillim të operacioneve luftarake shumë kush e ka parë të kushtezuar nga e partitë e djathta ektreme, aktualisht pjesë e kolacionit qeveritar duke e kërcënuar këtë të fundit me largim nga pushteti nëse nuk i rifillon operacioniet ushtarake. Kjo do të shënonte edhe fundin e Benjamin Natanajhut si kryeministër . Dhe atëherë ai do të detyrohej të perballej pa imunitetin e pushtetit me drejtësinë.

Në këtë konteskt, këto driblime të tij kanë shkaktuar protesta masive në Tel Aviv. Sepse, jo vetëm familjarët e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi, por edhe shumë qytetarë e kanë parë këtë lëvizje të tij si perpjekje për mbijetesë politike, pavarësisht rrezikut për jetën e atyre që ende gjenden të kindapuar nga organizata terroriste palestineze në fjalë. Shpërthime të tilla qytetare megjithatë dëshmojne se “agjenci antropogjentik” për demokraci e pranim të barabartë, po e manifeston vetën, pavarësisht kushteve të pafavorshme ndërkombëtare që aktualisht po dominojnë në mbështetje të tij.