Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nga arratisja e Faton Hajrizit e deri tek vrasja e tij, krejt çka dihet deri më tani

Nga arratisja e Faton Hajrizit e deri tek vrasja e tij, krejt çka dihet deri më tani

Krejt ngjarja filloi me arratisjen e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekonicë, Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e policit rus të KFOR-it, shkruan TV Arbëria.

Pas këtij veprimi Faton Hajrizi filloi të postonte video të ndryshme në rrjete sociale, ku dërgonte mesazhe të ndryshme tek publiku.

Hajrizi në videon e parë të publikuar tregonte arsyen e arratisjes dhe po tregonte se nuk është ashtu siç policia e pasqyron.

“Nuk jam tu e fsheh fytyrën, por e kom pas një lëndim në faqe derisa jam arratisë nga Smrekonica”

“Dikush mund të thotë që këtij personi i është bërë hobi të ik nga burgu, por nuk është e vërtetë. Unë dua të jem i lirë si të gjithë shqiptarët. Nuk jam Albin Kurti unë me u mërzit për Izraelin a Ukrainën a janë të lirë. Arsyeja pse unë jam kane me datën 1 dhe jam kthyer me datën 3 në vikend, arsyeja pse nuk kam ikur gjatë vikendit është pikërisht për shkak se kam dhënë fjalën se nuk iki nga vikendi. Kam pasur probleme gjatë arratisjes me tel dhe muri dhe për atë kam pasur lëndime në fytyrë”, thoshte Hajrizi.

“I falënderoj shumë përkrahësit e mi, edhe ata që bëjnë kritika ju përgjigjna pozitivisht. Nuk jam ai që policia e pasqyron. Unë jam Faton Hajrizi i cili si 14 vjeçar ka qenë në luftë. Unë jam Faton Hajrizi që kam vepruar në veri 2006-2007 për të mirën e këtij vendi. Nuk është normale unë me i mbajt 23 vite burg, 15 vjeçar kam rënë në burg e 40 vjeçar jam sot. Me ardh mbikëqyrësi që në kohën e Serbisë ka qenë oficer e më m’thanë mu qu prej gjumit në ora 09:00, 11:00 e ora 18:00. Nuk është në rregull pse mem provoku ai mua”, dëgjohej duke thënë i arratisuri në video.

Pas arratisjes së Faton Hajrizit reagoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili konsideroi se kjo çështje nuk është ndonjë telashë, dhe theksonte se Hajrizi nuk është i arratisur.

“Një është i arratisur, tjerët nuk janë paraqitur para drejtësisë kur është kërkuar prej tyre. Policia e kryn punën e vet, nuk ka najfarë telashi”

“Po unë se kap askënd. Janë institucionet që merren me ta”, deklaronte Sveçla.

Hajrizi disa herë përmes videove të tij u dërgonte mesazhe institucioneve veçanërisht ministrit Sveçla.

“E pyes Sveçlën, ke punu në furrë a si është puna se i kishe do orë të furrigjisë. Nuk mundesh me me kapë ti mu, kurrë s’mundesh me me kap, o ministër i punëve të kota. Ata të cilët me kishin kap edhe me marrëveshje janë në Hagë atje, që ja kisha ngu hatrin, jo lepurushat e Vetëvendosjes, ju njohim mirë kush jeni”, deklaronte Hajrizi.

Një ngjarje tjetër që lidhet me Faton Hajrizin është vrasja e policit serb.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në qytetin perëndimor Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Pas kësaj raportohej se ne kerkim është një shtetas shqiptarë rreth rastit, ku dhe nuk shkoi shumë u gjendën dokumentet e vëllait të Faton Hajrizit, të Artan Hajrizit.

Menjëherë pas gjetjes së dokumenteve u lajmëruar Artan Hajrizi i cili deklaronte se dokumentet ia kishte vjedhur vëllau Faton Hajrizi.

“Jam në policinë e Gjermanisë në Honiver i kam lajmëru që mi kanë vjedh dokumentet e janë ecë”, kështu deklaroi vëllau i Faton Hajrizit.

Nuk shkoi as një ditë nga ky raportim, erdhi lajmi se Faton Hajrizi u vra nga autoritetet serbe.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe kolegut të tij, Faton Hajrizi, është vrarë nga policia serbe
Sipas raportimeve të mediave serbe, Hajrizi u lokalizua pasi një vendas raportoi se kishte parë një person me përshkrimin që kishte bërë Policia për të, pranë një pompe karburantesh.

“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.

Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme në Serbi deklaronte se “Do të kërkojmë ekstradimin nga Gjermania edhe të vëllait të Faton Hajrizit”

Më pas përmes një komunikate për media Serbia e konfirmoi me emër vrasjen e të kërkuarit nga Serbia për vrasjen e policit.

Rreth kësaj reagoi dhe presidenti I Servis, Aleksander Vuçiq, i cili tha, “Faton Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme”.

Nuk ka munguar as reagimi I ministrit të Punëve të Brendëshme të Kosovës, Besnik Bislimit I cili deklaroi se në sytë e Kosovës Hajrizi është kriminel.

“Në sytë e Kosovës Faton Hajrizi është kriminel, Serbia e trajton si hero Radojiçiqin”, deklaroi Bislimi.

Deri më tani këto janë disa nga informatat më kryesore rreth ngjarje.

Faton Hajrizi ishte arratisur për herën e nëntë nga burgu i Smrekonicës, para dy javëve, më 6 korrik, 2024. /TV Arbëria

Themes by WordPress