Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Nga arkivat e luftës te veturat ushtarake: Esat Shala në një emision të veçantë të “Erdhi Antigona”

Nga arkivat e luftës te veturat ushtarake: Esat Shala në një emision të veçantë të “Erdhi Antigona”

Emisioni “Erdhi Antigona” vjen këtë javë me një episod të veçantë me titull “Esat Shala prezanton veturat ushtarake dhe zbulon projektet e tij”.

I ftuar në këtë emision është Esat Shala, koleksionues i mijëra dëshmive të luftës së fundit në Kosovë, i cili prej më shumë se dy dekadash është angazhuar në mbledhjen dhe ruajtjen e video-materialeve, fotografive dhe artefakteve që dokumentojnë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës.

Në këtë emision, ai prezanton për herë të parë edhe koleksionin e veturave ushtarake, si dhe flet për projektet e tij aktuale dhe planet për të ardhmen.

Mos e humbni këtë emision të rëndësishëm dhe me vlerë të veçantë dokumentare.

Emisionin mund ta ndiqni përmes linkut më poshtë.