Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nga Antigona e Sofikliut te Fitorja e Albinit

Nga Antigona e Sofikliut te Fitorja e Albinit

Shkruan: Afrim Kasolli

Tradita e sakrifikimit të motrës per vëllanë është e vjetër në historinë e mendimit perëndimor. Ajo daton që nga dramat tragjike te Sofokliut, kryesisht në personashin ikonik të Antigones.

Kjo heroine tragjike i kundërvihet Kreonit, që e perfaqeson shtetin, e që ka vendousur që trupi i vdekur i Polinisit të shndërrohet në ushqim për korbat duke ia mohuar të drejtën e varrimit.

Kështu Antigona refuzon per t’iu nenshtruar ketii dekreti shtetëror për të mbrojtur të drejtën e familjes, sepse siç dihet, kufoma ishte vëllai i heroinës tragjike. Ajo e mbron te drejten hyjnore te familjes qe binte mbi grate, përkundër te drejtës pozitive të shtetit që ishte kompetence ekskluzive që binte mbi burrat.

Ky edhe zaten eshte kuptimi tragjik i ketij konflikti, që siç ka thënë Hegeli, dy të drejta njelloje te vlerfshme perplasen me njëria tjetren për jetë a vdekje.

Por se tani jetojme ne nje rend te permbysur të këtyre gjerave e deshmon deputuetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Edhe ajo ka e vene në epiqender te saj familjen dhe te drejten e saj perkunder interesit te përgjithshëm shteteror.

Vellau i saj ka perfituar nje tender nga ministria e Bujqesise me vlere 100.000 euro.

Mirëpo, këto benefite per familjen nuk jane nxjerr nga konflikti dhe antagonizmi me Albin Kurtin. Por pikërisht nga sherbimi ndaj tij. Standart ky qe ne fund e ka shndërruar shtetin në trampolinë për fitore të majme financiare klienteliste dhe familjare. /TV Arbëria

Themes by WordPress