Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nga “Amerika e para” në “Amerikën e vetmuar”

Nga “Amerika e para” në “Amerikën e vetmuar”

Shkruan: Afrim Kasolli

Që nga imponimi i tarifave mbi shumicën e shteteve të botës nga presidenti amerikan Donald Trump, shumë kush e kanë vënë në pikëpyetje arsye justifikimin ekonomik të kësaj luftë tregtare. Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë, këtë akt të pa precedent e ka quajtur si dita e “çlirimit të Amerikës” dhe fillimi i epokës  së artë për këtë shtet. Tash e tutje, qytetarët e superfuqisë planetare pretendon kjo administratë “do të jenë të pasur shumë të pasur, se nuk kanë edhe çka të bëjnë me begatinë e tyre.

Kjo nismë ka hasur në reagime globale. Kina dje deklaroi se i është kundërpërgjigjur në mënyrë reciproke duke i imponuar mallrave amerikane tarifën prej 35 për qind. Kurse BE-ja, është proces të hartimit të masave të saje kundër goditëse. Shtete tjera mike si Australia, Japonia e Koreja e Jugut po ashtu janë shprehura të zhgënjyera nga ky penalizmin ekonomik.

Madje analistë të ndryshëm ndërkombëtar kanë paralajmëruar se ky zhvillim mund të ketë edhe efekte tektonike gjeopolitike. Ngase mund të ndikojë që të zgjerohen entitete si BRICS-si, apo të krijohen edhe të reja të kësaj natyre, ku SHBA-të nga “Amerika e Para” mund të gjejë vetën në “Amerikën e vetmuar”.  Sepse shumica e këtyre shteteve të goditura nga kjo valë do të detyrohen ta ruajnë këtë bashkëpunim tregtar global. Në këtë kontekst, në vend të një Kine të izoluar, BE-ja si dhe shtete e Azi Paqësorit, do të gravitonin edhe më shumë drejtë bashkëpunimit me Pekinin.

Megjithatë, përtej këtyre konsideratave globale shqetësim mbeten efektet ekonomike. Në terma të tillë kjo luftë nuk ka asnjë kuptim, ka pohuar për mediumin “The Guardian” Jordi Gual, ish-kryetari i CaixaBank, huadhënësit më të madh të brendshëm në Spanjë, i cili tani është profesor ekonomie në shkollën e biznesit IESE në Barcelonë. “Kjo është jashtëzakonisht problematike, sepse kthehemi në një nivel që nuk e kishim parë që nga vitet 1930

Kurse disa hulumtues të “Oxford Economics” kanë parashikuar se masat e Trump-it mund të ndikojnë që “rritja ekonomike globale të bie nën 2% këtë vit, shkalla më e dobët që nga kriza financiare e vitit 2008, përjashtuar pandeminë. Kështu, pas një rritjeje globale prej 3.2% në vitin 2024, një rezultat i tillë do të shënonte një rënie të dukshme, që do të shënonte një rececion të ri botëror”.

Mirëpo, një Think Tank në Boston, i quajtur si grup i konsulencës ka një vështrim tjetër. Ky hulumtim pretendon se sugjerimet se i gjithë sistemi global i tregtisë globale do të dëmtohet duken të pasakta. Edhe pse SHBA ka një infrastrukture të gjerë në  tregje të rëndësishme jashtë shtetit, tregtia ende përbën një pjesë relativisht të vogël të ekonomisë së saj prej 30 trilion dollarësh; dhe deri në 80% e tregtisë globale të mallrave nuk prek drejtpërdrejt SHBA-në. Pra tashmë gjerat kanë ndryshuar, në raport me 10, 20 apo 30 vite me parë.

Me këtë rast analistët e Capital Economics, supozojnë se rritja e BE-së do të jetë më e ulët me 0.25% si rezultat i takës prej 20 për qind kurse ajo e Kinës  me 0. 75 për qind. E për disa ekonomi tjera këto tarifa do të jenë jashtëzakonisht të larta dhe efekte shkatërruese, sikur se është fjala për Kamboxhian pre 49 për qind, Laosi me 48 për qind  si dhe Vietrnami me 46 për qind.

Kurse mediumi CNN shkruan se shumë analistë besojnë se është një fantazi që prodhuesit do të vendosin të ndërtojnë fabrika dhe zinxhirë furnizimi të rinj në SHBA, ashtu siç premton Trump. Por, edhe nëse ata do ta bënin këtë, mundësitë që të ndodhë gjatë mandatit të tij — ose edhe në një mandat të tretë që ai po e shpalos, pavarësisht ndalimeve kushtetuese — janë shumë të vogla.

Ndërkohë, që tarifat do të sjellin qindra miliarda dollarë për Thesarin e SHBA-së, nuk është e qartë nëse konsumatorët e zakonshëm do të kompensohen për çmimet më të larta. Madje të gjitha shenjat tregojnë se kjo masë do t’i favorizojë ata që janë shumë të pasur. Kurse një arsye pse SHBA-ja ka pasur ndonjëherë tarifa më të vogla se rivalët e saj është për shkak të fuqisë së konsumatorit amerikan, pasurisë së ekonomisë së saj dhe arsyetimit se një sistem tregtie të lirë, në të cilin Shtetet e Bashkuara janë forca dominuese, e bën vendin edhe më të fuqishëm. /TV Arbëria