Zyrtari financiar në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj, ka akuzuar KEDS-in për shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike për muajin dhjetor.
Në llogarinë e tij në Facebook, Abazaj tha se faturat e rrymës për trupat ndriques, përkatësisht të ndrqimit të rrugëve në Pejë, për muajt e kaluar ka qenë 30 deri 32 mijë euro, kurse për këtë muaj ka çmimi ka arritur në 63 mijë euro.
Ai tha se KEDS ndaj qytetarëve është arsyetuar se ata kanë shpenzuar më shumë energji elektrike, por se një gjë e tillë nuk mund të arsyetohet edhe për Komunën e Pejës, pasi shpenzimet e trupave ndriques mbesin të njejtë gjithmonë.
/Tv Arberia