Zymer Neziri, në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria, me moderator Resim Morinën, ka folur për Epopenë e Nokshiqit.
Ai ka thënë se para se të formohej Lidhja e Prizrenit, Shqipëria ishte para rreziqeve të mëdha.
Neziri potencon se Lidhja e Prizrenit u formua për të parandaluar këto rreziqe.
“Para se të formohej Lidhja e Prizrenit, Shqipëria ishte para rreziqeve të mëdha. Pra, Lidhja e Prizrenit ishte një organizim për t’u mbrojtur nga rreziqet që i kanoseshin nga Perandoria Osmane, edhe sidomos nga popujt fqinjë, nga Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia,” ka thënë ai në “N’PULT”.