Çmimi i Topit të Artë këtë vit do të diskutohet gjerë e gjatë pasi disa lojtarë janë fuqishëm në garë për ta fituar atë, ndërsa tani Neymar ka zbuluar katër lojtarët të cilët sipas tij do të garojnë për këtë çmim.
Lionel Messi e fitoi e fitoi këtë çmim vitin e kaluar për herë të tetë, duke e rritur distancën në tre Topa të Artë me rivalin e tij Cristiano Ronaldon.
Messi dhe Ronaldo ndajnë 13 Topa të Artë mes vete, por me dy legjendat tashmë në perëndim të karrierës, një gjeneratë e re e futbollistëve të talentuar po del në pah.
Ylli i Al Hilalit, Neymar nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë, por përfundoi i treti në renditje në vitin 2015 dhe 2017, vitë në të cilat Messi dhe Ronaldo e fituan atë çmim.
Ceremonia e këtij viti do të mbahet më 28 tetor në Paris ku tashmë do të ketë një fitues të ri të këtij çmimi. Që prej se Kaka e fitoi në vitin 2017, vetëm Luka Modric dhe Karim Benzema arritën ta thyejnë hegjemoninë e Messit dhe Ronaldos.
Neymar tani e ka zgjedhur fituesin e këtij viti, por edhe tre të tjerët që sipas tij kanë pasur një sezon fantastik.
Reprezentuesi brazilian e ka zgjedhur Vinicius Junior si fitues të Topit të Artë këtë vit. Në pozitën e dytë, Neymar nuk arriti që të ndajë mendjen mes Rodrygos dhe Jude Bellingham, ndërsa nuk la pa përmendur edhe Kylian Mbappen.
“Vinicius i pari, Rodrygo dhe Jude Bellingham janë të barabartë dhe natyrisht Mbappe hyn në luftën mes këtyre treve”, ka thënë Neymar për Bola VIP.
Të gjithë këta katër lojtarë të përmendur nga Neymar janë pjesë e Real Madridit gjë që e bën edhe më të veçantë parashikimin e tij.