Pas fillimit të trajtimit në Brazil, Neymar është kthyer në Paris ku i hoqi këpucën ortopedike pas operacionit, ndërsa PSG tregon se testet e bëra kanë dhënë sinjale mjaftë pozitive.
Ky është një hap i rëndësishëm në rehabilitimin e tij. I operuar në kyçin e këmbës së djathtë më 10 mars, Neymar kishte zgjedhur ta fillonte trajtimin në shtëpi , në anën tjetër të globit. Ai u largua nga Brazili për t’iu bashkuar Francës orët e fundit, ku vazhdoi, këtë të enjte me heqjen e këpucës ortopedike postoperative. Edhe nëse rikthimi në fushë nuk është lajm, sinjalet e dërguara nga lojtari 31-vjeçar janë pozitive, siç bën me dije Paris Saint-Germain në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e tij zyrtare.
“Neymar Jr është kthyer në Qendrën Stërvitore. Stafi mjekësor i Paris Saint-Germain dhe kirurgët që e operuan sot i hoqën këpucët ortopedike. Testete e bëra janë pozitive. Lojtari tashmë do të vazhdojë protokollin e rehabilitimit në Paris”, shkruan klubi kryeqytetas.
Sulmuesi i PSG-së dhe Brazilit u dëmtua më 19 shkurt kundër Lille në Ligue 1. Periudha e tij e padisponueshmërisë u vlerësua më pas në tre deri në katër muaj , duke e privuar atë nga gjithë sezoni. Ai shpreson që në rastin më të mirë të kthehet për stërvitjet parasezonale.
/TV Arbëria