Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nexhmi Muçiqi u bën thirrje deputetëve të PDK-së: “Votën e keni marrë për të na përfaqësuar, veproni”

Nexhmi Muçiqi u bën thirrje deputetëve të PDK-së: “Votën e keni marrë për të na përfaqësuar, veproni”

Nexhmi Muçiqi u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së, përfshirë 10 prej tyre të cilët thotë se i ka votuar, që të përfaqësojnë votuesit e tyre në Kuvend.

Ai ka marrë si shembull deputeten Time Kadriaj, duke kërkuar nga deputetët e tjerë të PDK-së të njëjtin angazhim.

“Situata është e qartë, votën e keni marrë për të na përfaqësuar. Veproni”, ka shkruar Muçiqi, duke paralajmëruar se zgjedhjet e reja mund të jenë afër.

Ai ka paralajmëruar deputetët që të mos kërkojnë arsyetime në rast se nuk e përmbushin përgjegjësinë e tyre ndaj votuesve.