Policia në Izrael e ka prangosur një këshilltar të lartë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i dyshuar për publikimin e informacioneve sekrete për mediat e huaja.
Liderët e opozitës kanë thënë se informacioni i inteligjencës ishte “i rremë” dhe pjesë e mashtrimit për të penguar arritjen e ujdisë për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh në Gazë.
Në anën tjetër, një zëdhënës i Netanyahut e ka mohuar se ka pasur rrjedhje të informacioneve.