Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ai do të “bëjë gjithçka që është e nevojshme” për t’i kthyer njerëzit në shtëpi të sigurt dhe për të ndaluar Hezbollahun.
“Izraeli do të fitojë,” thotë ai, në një video drejtuar popullit të Libanit.
Ai thotë se IDF “ka hequr” zëvendësuesin e mundshëm të ish-udhëheqësit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, Hashem Safieddine, dhe se Hezbollahu “është më i dobët se sa ka qenë për shumë e shumë vite.”
Ai thotë se populli libanez duhet të zgjedhë “të rimarrë vendin tuaj”, përndryshe Hezbollahu do të vazhdojë të luftojë në “kurrizin e tyre”, ka raportuar BBC