Kryeministri izraelit ka mbajtur para pak çastesh një konferencë për media, nga ku i është drejtuar qytetarëve të këtij vendi.
Ai tha se sulmet ajrore izraelite në Gaza “janë vetëm fillimi”, duke theksuar se do të bëjnë gjithçka që të shpëtojnë izraelitët e zënë rob nga militantët e Hamasit në Gaza, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu i bëri thirrje opozitës izraelite që të formojnë një qeveri me koalicion të gjerë, pasi tentimi për një gjë të tillë nga dy partitë më të mëdha opozitare, dështoi javën e kaluar.
Duke foluar nga Tel Avivi, ai kërkoi nga liderët e opozitës formimin e një qeverie të unitetit që do t’i jepte fund problemit të formimit të qeverisë.
Gjithashtu theksoi se sulmuesit palestinezë janë ende brenda territorit të Izraelit – duke i akuzuar se kanë vrarë fëmijë të prangosur.
Paralajmëroi se sulmet kundër Hamasit në Gazë janë “vetëm fillimi”.
“Një gjë është shumë e rëndësishme të ruajmë qetësinë. E di se të gjithë duam rezultate tani, por nevojitet kohë. Sigurojë të gjithë qytetarët, se në fund të luftë armiqtë tanë do ta dinë se ishte gabim i tmerrshëm të sulmosh Izraelin”, shtoi Netanyahu.
“Çdo pjesë ku operon Hamasi do të shndërrohet në rrënoja. Kjo tashmë po ndodhë dhe do të vazhdojë të ndodhë”.
/TV Arbëria