Në një dalje për mediat, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se, vendi i tij nuk ka ndërmend ta pushtojë përgjithmonë Gazën dhe as ta zhvendosë popullsinë e saj civile.
Ai shtoi më tej se shteti hebre “po lufton terroristët e Hamasit, jo popullsinë palestineze, dhe ne po e bëjmë këtë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar”.
Ndërkohë, ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vazhdojnë të operojnë në Al-Maghazi dhe Khan Yunis. Trupat identifikuan një celulë të armatosur terroriste dhe e penguan atë teksa doli nga një pus. Gjatë aktivitetit u identifikuan tre terroristë që mbanin AK-47.