Vendimi erdhi pas mospajtimeve të vazhdueshme ndërmjet dy zyrtarëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gazë.
Kryeministri Netanyahu tha se, mes tij dhe ministrit Gallant ekzistonte një “krizë besimi” që pengonte menaxhimin e duhur të luftës, sipas një njoftim të publikuar nga zyra e tij.
Ministri Gallant reagoi në platformën X duke thënë se “siguria e Izraelit ishte dhe do të jetë gjithmonë misioni i jetës sime.”
Kryeministri Netanyahu emëroi Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Israel Katz për të zëvendësuar ministrin Gallant në pozitën e ministrit të mbrojtjes, ndërkohë që emëroi zotin Gideon Saar si ministrin e ri të jashtëm, sipas njoftimit nga zyra e tij.
Një përpjekje e mëhershme në mars të vitit 2023 për ta shkarkuar ministrin Gallant nxiti protesta të gjera. /VOA